Endrit Krasniqi është bashkuar me Suharekën. Klubi i Superligës së Kosovës ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me mesfushorin.
Njoftimi i Suharekës:
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me super mesfushorin ENDRIT KRASNIQI i cili është përforcimi ynë i ri.
SuperKRASNIQI mesfushori me tipare fantastike e me cilësi të hatashme pas shumë ofertave i besoi projektit të klubit tonë duke u bërë pjesë e jona për 3 vitet e ardhshme me shumë përvojë e së fundmi pjesë e KF Shkëndija nga Tetova e më parë pjesë e kryeqytetit tek FC Prishtina kampion e duke fituar kupën e superkupën e Kosovës gjithashtu kampion me FC Drita.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co