
Avantazhi prej 11 pikësh i Liverpulit nga vendi i dytë në fund të kësaj jave është më i thelli që prej javës së fundit kur ata u shpallën kampionë për herë të fundit, në sezonin 2019-20.
Por Arne Slot e merr ende me qetësi kur flitet për garën për titullin kampion këtë sezon që është dominuar deri më sot nga skuadra e tij.
“Janë edhe 11 ndeshje të tjera. Të fitosh në fushën e Mançester Sitit është shumë e vështirë, por kjo tregon forcën e skuadrës tonë. Jemi 11 pikë përpara vendit të dytë, por Arsenali ka luajtur një ndeshje më pak dhe janë edhe 11 javë. Ishim fantastikë dhe nuk e vumë kurrë në dyshim rezultatin”, tha trajneri holandez.
PANORAMASPORT.AL