
Sulmuesi brazilian, Nejmar duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë teksa në 6 ndeshje për Santosin ka realizuar dy gola dhe tre asiste.
Mbrëmë kundër Inter de Limeira, ai realizoi një gol olimpik direkt nga goditja e këndit duke shtangur të gjithë tifozët në stadium.
Origjina e golit olimpik daton që nga viti 1924 kur CCesareo Onzari shënoi direkt nga rivënia këndore për Argjentinën ndaj Uruguait. Fillimisht, nuk ishte e sigurt nëse ky lloj goli është i lejuar, por më pas u konfirmua nga ligjvënësit e futbollit (IFAB) së në fakt, është një mënyrë e lejuar për të shënuar. Një video është bërë virale në rrjet ku protagoniste është pikërisht vajza e Nejmarit. Sapo Mavie shikon babain e saj nga televizori, menjëherë brohoret: Babi, babi !
View this post on Instagram
A post shared by TNT Sports Brasil (@tntsportsbr)
PANORAMASPORT.AL