
Ernest Muçi ka shënuar sërish për Beshiktash. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Beshiktash përballet me Kasimpashan.
Para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Muçi shënoi dhe tifozët vendas shpërthyen në festë. Ndeshja është e vlefshme për javën e 11-të të Superligës turke.
Muçi po gëzon një formë mjaft të mirë kohëve të fundit, ndërsa sot është preferuar titullar. Ky gol vjen pas atij me Gallatasarin dhe tifozët që e festuan si të çmendur, tregojnë se dhe po ndryshojnë mendje për të.
Kjo pasi kujtojmë se Muçi nuk e nisi mirë sezonin, por tashmë gjërat po ndryshojnë në favor të tij.
Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)