
Myrto Uzuni ka marrë rolin e heroit sërish te Granada. Kjo skuadër arriti të fitojë në një ndeshje të vuajtur në transfertë ndaj Castellon, 2-3. Të dyja këto skuadra ishin në barazim pikësh, ndërsa Reiner shënoi golin e parë për miqtë.
Dy minuta i duheshin Suero, lojtarit të Castellon, për të shënuar dy gola, teksa përkatësisht në minutat 33 dhe 35 përmbysi ndeshjen. Brau do të rikthente baraspeshën në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e fundit, Uzuni shënoi golin e fitores nga penalltia. Menjëherë pas këtij goli, si të ishin teoradorë dhe Uzuni të ishte një dem i tërbuar, tifozët e Granadas nisën që t’i valëvisnin flamurin shqiptar. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news