
Ernest Muci e pëlqen së tepërmi Europa League. Futbollisti shqiptar zgjedh që të shënojë shpesh në këtë turne, ashtu siç ka bërë në ndeshjen e sotme kundër Malmo. Beshiktashi arriti të fitonte në shifrat 2-1 ndaj Malmo, ndërsa goli i parë i takimit u shënua nga Muci në minutën e 76.
Pas një krosimi të bukur nga e djathta, Muçi arriti të gjente rrjetën me goditjen e saktë. Në pjesën e parë, shqiptari luajti në krahun e djathtë të sulmit, por bëri diferencën. Pas spostimit në të majtën, loja e tij u rrit dukshëm dhe tani Muci kalon në kuotën e 3 golave të shënuara në 3 ndeshjet e fundit. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news