VIDEO/ Adoleshenti plagoset rëndë pas sherrit në Kukës, spitali i qytetit nuk kryen dot ndërhyrjen, e transportojnë drejt Prizrenit

video adoleshenti plagoset rende pas sherrit ne kukes spitali i qytetit nuk kryen dot nderhyrjen e transportojne drejt prizrenit
video adoleshenti plagoset rende pas sherrit ne kukes spitali i qytetit nuk kryen dot nderhyrjen e transportojne drejt prizrenit

Një sherr mes disa adoleshentëve pranë “Kullës së Qëndresës” në qendër të qytetit të Kukësit, ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 15-vjeçari.

Pamjet nga vendngjarja janë tronditëse, pasi sheshet rreth kullës janë mbuluar nga pellgje gjaku.

[embedded content]

Spitali Rajonal i Kukësit nuk ka mundur të kryejë ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale për shkak të mungesës së stafit mjekësor të specializuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, urgjenca e spitalit e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Prizrenit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →