Ka ndërruar jetë në spital një prej italianëve, të cilët u përplasën sot me Jet Ski në plazhin e Velipojës.
Sipas policisë, i riu 19-vjeçar Nicola Loro ka ndërruar jetën në spitalin e Shkodrës, si pasojë e plagëve të marra.
Nderkohe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.
“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, thotë policia.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co