42-vjeçari Rigels Kaso, i cili u dhunua disa ditë më parë në Tiranë nga Bajram Gjeleshi, ka ndërruar jetë në spital tek ndodhej në gjendje kome dhe në intubim.
Kaso u gjet i dhunuar brutalisht mëngjesin e 15 Korrikut në rrugën “Sokrat Miho”, në kryeqytet.
Sipas policisë, ai ishte dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.
Blutë njoftuan se 42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.
Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e tij dhe është konfliktuar me të.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co