Turqi, arrestohen shtatë persona të dyshuar si spiunë të Mossad-it

turqi arrestohen shtate persona te dyshuar si spiune te mossad it
turqi arrestohen shtate persona te dyshuar si spiune te mossad it

Autoritetet turke arrestuan sot shtatë të dyshuar për shitjen e informacionit në agjencinë izraelite të spiunazhit “Mossad”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

“The Wall Street Journal” raportoi më herët se shërbimet sekrete izraelite po përgatiteshin për të gjurmuar dhe vrarë liderët palestinezë islamikë të Hamasit në mbarë botën pas përfundimit të luftës së Gazës.

Ankaraja e kishte paralajmëruar shtetin hebre për “pasoja të rënda” nëse do të ndiqte Hamasin brenda Turqisë.

“Njësitë e shërbimit të antiterrorizmit dhe të inteligjencës bastisën adresat në Stamboll dhe provincën Egje të Izmirit pas një urdhërarresti nga zyra e kryeprokurorit publik të Stambollit”, thuhet në raportin e “Anadolu”.

“Dy të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët si pjesë e të njëjtit hetim”, tha agjencia.

Të dyshuarit akuzohen për mbledhjen e informacioneve për objektivat e mundshme të “Mossad” brenda Turqisë nëpërmjet detektivëve privatë.

“Ata dyshohet se i kanë shitur “Mossad”-it imazhe dhe të dhëna gjurmimi, ndër të tjera”, sipas Anadolu.

Turqia, kohët e fundit ka rritur shënjestrimin e anëtarëve të dyshuar të “Mossad” brenda vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →