
Interi mori një fitore të vyer 0-1 në fushën e Bolognas,duke mbyllur një herë e mirë ccështjen e titullit kampion. Zikaltërit janë 18 pikë larg ndjekësit më të afërt, vetëm një çmenduri mund t’i hiqte trofeun skuadrës nga Milano. Nuk mund të mos ishte i lumtur trajner Inzaghi, në konferencën pas ndeshjes.
Sonte fituam një ndeshje themelore, në pjesën e dytë ndoshta ishim pak më mirë teknikisht, por fituam një ndeshje të shkëlqyer. E merituam ta mbyllnim pjesën e parë në epërsi, pastaj vuajtëm kundër një ekipi të madh. Por ne e bëmë diçka të tillë të gjithë së bashku si ekip, donim këtë fitore” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co