Sulmi terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë nga shqiptari i RMV-së/ CIA: Do vrisnin mijëra njerëz

sulmi terrorist ne koncertin e taylor swift ne vjene nga shqiptari i rmv se cia do vrisnin mijera njerez
sulmi terrorist ne koncertin e taylor swift ne vjene nga shqiptari i rmv se cia do vrisnin mijera njerez

Të dyshuarit që po planifikonin një sulm terrorist në koncertet e Taylor Swift, të planifikuara në Vjenë midis 8 dhe 10 gushtit, synonin të vrisnin dhjetëra-mijëra fansa. Në këtë konstatim ka arritur CIA amerikane, me  zëvendësdrejtorin David Cohen, që vlerësoi operacionin i cili ndërpreu planin kriminal duke çuar në arrestimin e autorëve të dyshuar, njëri prej të cilëve ishte shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë një samiti të inteligjencës në Maryland, zyrtarët austriakë zbuluan se i dyshuari kryesor ishte zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik (ISIS). Ai dyshohet se kishte planifikuar të sulmonte me thika ose eksplozivë artizanalë jashtë stadiumit, ku pritej të mblidheshin më shumë se 30,000 fansa.

Shqiptari është identifikuar si Beran A. dhe ishte i dyshuari kryesor për sulmin terrorist që do të kryhej në koncertin e Taylor Swift. Ai jetonte në një shtëpi të sapondërtuar në Ternitz, në jug të Vjenës, ku kaloi edhe fëmijërinë pasi prindërit u zhvendosën aty nga Maqedonia e Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →