Gjinekologia Xhensila Omeri, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me projektligjin për Shëndetin Riprodhues.
Ajo ka prekur rastin ku parashikohet se vajzave mbi 16 vjeç, në rast se deklarojnë se u rrezikohet jeta nga prindërit, mund të kryejnë abort pa e marrë vesh familja.
“Nuk janë të aftë të marrin përgjegjësi dhe të përballojnë vetëm apo vetëm me gjinekologun një hap të tillë. Duhet patjetër prania e prindit.
Një ndërprerje shtatzënie ka rrisqe, mund të ketë hemorragji apo komplikacione të tjera ku mund të humbet edhe jeta.
Nuk besoj se ka mjek të marrë përsipër të ndërpresë një shtatzëni për një 16 vjeçare të pashoqëruar. Adoleshentët pavarësisht se mund të duken si 25 vjeç, janë në vrull hormonal dhe procesi i tyre i maturimit psikologjik nuk ka përfunduar”, tha ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co