
Katër persona të dyshuar për përfshirje në veprat posedim, shitblerje e shpërndarje të substancave narkotike kanë rënë sot në duart e Policisë Kufitare në Vërmicë.
Burimet kanë bërë me dije se tre shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë u arrestuan pasi u kapën me një sasi të drogës.
Sipas informacioneve të para, pas kontrollit policor, te të dyshuarit është gjetur rreth gjysmë kg sasi e marihuanës.
Droga është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit i janë dorëzuar Njësisë së Antidrogës për procedura të mëtejshme.
Tre të dyshuarit kosovarë janë nga rrethi i Prizrenit, thone të njëjtat burime.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co