
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti mbrëmë para pak mesnate në vendin tonë, ndërsa u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Ministri Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një moment kyç i nxitjes së lidhjeve dypalëshe. Po ashtu ministri shprehet se janë në solidaritet me Ukrainën.
“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.”, thuhet në mesazhin e Hasanit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co