Ka përfunduar me fitoren e të kuqve kryendeshja e ditës së sotme, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë. Klubi kryeqytetas ka mposhtur shkodranët me rezultatin 2-0. Cara befasoi kuqeblutë që në minutën e 2-të të ndeshjes, duke kaluar shumë herët në epërsi Partizanin.
Ndërkohë sfida u vulos përfundimisht në minutën e 63-të, kur Rrapaj dyfishoi rezultatin për “demat e kuq”. Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 33 pikëve, duke marrë përkohësisht vendin e parë në “Abissnet Superiore”. Sa i përket Vllaznisë, shkodranët nuk ia kanë dalë dot t’i “arratisen” Elbasanit të vendit të 5-të, duke ngushtuar diferencën në 5 pikë./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news