Mesfushori i Interit i thur elozhe Asllanit: Realizoi një gol të pabesueshëm, jo të gjithë mund ta bëjnë…

mesfushori i interit i thur elozhe asllanit realizoi nje gol te pabesueshem jo te gjithe mund ta bejne

Interi mposhti Udinezen me shifrat 2-0 duke kaluar në çerekfinalen e Kupës së Italisë ku do të përballet me LacionGolat u shënuan nga Arnautoviç dhe Kristjan Asllani, me këtë të fundit që bëri një realizim fantastik nga kornia.



mesfushori i interit i thur elozhe asllanit realizoi nje gol te pabesueshem jo te gjithe mund ta bejne

Pas sfidës, mesfushori zikaltër Davide Fratezi foli në “Inter TV”: “Jam i lumtur për Arnautoviçin dhe Asllanin që shënuan. Kristjan do të ofrojë më pas diçka, sepse të shënosh një gol olimpik nuk është për të gjithë.

Për ndeshjen: “Udineze filloi fuqishëm, ata patën një mundësi të rëndësishme në fillim, por më pas krijuan pak. Bëmë mirë që e hoqëm ngërçin në ndeshje me atë golin e pabesueshëm të Asllanit dhe më pas u përballëm mirë.”

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →