Organizimi i Europianit me Serbinë, presidenti Duka: Eventi më i madh sportiv në historinë e Shqipërisë, do të shërbejë për të thyer barriera

organizimi i europianit me serbine presidenti duka eventi me i madh sportiv ne historine e shqiperise do te sherbeje per te thyer barriera
organizimi i europianit me serbine presidenti duka eventi me i madh sportiv ne historine e shqiperise do te sherbeje per te thyer barriera

Shqipëria dhe Serbia janë zyrtarisht dy vendet organizatore të Europianit U-21 në vitin 2027. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka komentuar këtë vendim.

Numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit e quan vendimin më të madh sportiv në historinë e Shqipërisë, që do të shërbejë për të thyer barriera.



“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga UEFA, sepse Kampionati Europian U-21 i vitit 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli.

Ai do të shërbejë si një katalizator për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë. Ky turne do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit.

Ky do të jetë eventi më i madh sportiv në historinë e Shqipërisë. Prandaj, ai na jep mundësinë që, me mbështetjen e UEFA-s, të modernizojmë stadiumet dhe infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin.

Gjithashtu, ky organizim do të krijojë një trashëgimi të qëndrueshme për të frymëzuar brezat e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve në të dyja vendet”, –u shpreh Duka.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →