Nga zëvendësues u kthye në lojtar kyç për Juventusin, ja si Konseisao ia fitoi zemrën Tiago Motës

nga zevendesues u kthye ne lojtar kyc per juventusin ja si konseisao ia fitoi zemren tiago motes

Në mbrëmjen ku Kenan Jildiz u ngriu buzëqeshjen në fytyrë tifozëve të Interit, duke heshtur “San Siro”-n me një dopietë, ka edhe një tjetër talent që shkëlqen për “Zonjën e Vjetër”. Quhet Fransisko Konseisao, i biri i Serxho Konseisaos, tashmë trajner, por që nga vitet 2001 deri në 2003 ka luajtur për Interin.



asdsasaddsad

Pikërisht gjatë kësaj periudhe ka lindur edhe Fransisko, i cili është rritur në Milano dhe lidhjen me futbollin, falë babait të tij e ka pasur gjithmonë shumë të ngushtë. Tashmë në moshën 21- vjeçare, Konseisao ka ditur të vjedhë zemrat e çdo juventini, mbi të gjithë atë të trajnerit Mota që dëmtimin e Niko Gonzalezit nuk e shikon më si një dhimbje koke. 2 gola të shënuara mes Ligës së Kampioneve dhe kampionatit, ndaj Interit nuk shënoi dot, por me paraqitjen e tij u duk sikur e bëri diçka të tillë.

Është transferuar te Juventusi në merkaton e verës, në formë huazimi nga Porto dhe u afrua më shumë për të bërë rolin e zëvendësuesit. Që në zbritjen e tij të parë me fanellën bardhezi dëmtohet dhe duket se aventura nis në mënyrën më të keqe të mundshme, por me punë dhe qetësinë e tij, Fransisko Konseisao tashmë është kthyer në një armë shtesë për Tiago Motën që po e projekton në mënyrë konstante titullar. Portugezi është kthyer në një lojtar kyç me mënyrën e tij të lojës, driblimet, harkimet, por mbi të gjitha shpirtin luftarak.

Ndaj Interit, Mota e hedh titullar, edhe i detyruar nga dëmtimet e shumta, dhe e vendos në krahun ku ka rivalët më të vështirë të mundshëm, Dimarkon dhe Bastonin. Asnjë problem për portugezin që vazhdon të luaj ndeshjen e tij duke i vënë në vështirësi konstante zikaltrit. Sot, edhe pse i ardhur si zëvendësues, Fransisko Konseisao është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për mekanizmat e Tiago Motës dhe duket si i pazëvendësueshëm.

Ai i jep Motës superioritet numerik në situata të caktuara dhe mund të zgjidhë ndeshjen në momente të vështira. Kështu Mota nuk shqetësohet më për rikthimin sa më shpejtë të Niko Gonzalez. “Më pëlqejnë lojtarë të tillë”, është shprehur edhe Mota, që me dyshen Konseisao dhe Jildiz në krahët e sulmit, po e bën Juventusin që të “fluturojë”.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →