“Me fondet e Bujqësisë u ndërtuan vila”, Bardhi: Rama e shkarkoi ministren si përgjegjëse për vjedhjet e fondeve të BE, tani e ka këshilltare

me fondet e bujqesise u ndertuan vila bardhi rama e shkarkoi ministren si pergjegjese per vjedhjet e fondeve te be tani e ka keshilltare
me fondet e bujqesise u ndertuan vila bardhi rama e shkarkoi ministren si pergjegjese per vjedhjet e fondeve te be tani e ka keshilltare

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një takim me demokratët e Vaut të Dejës, tha se partia do të mund të fitoje zgjedhjet e 2025 dhe se përpara ata kanë një vit të vështirë dhe me sakrifica pasi duhet të ndërtojnë projektin fitues që do t’i japë ndryshimin shqiptarëve.

“Kemi përpara një vit të vështirë. Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe vit që secili prej nesh do të duhet të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”

“Kjo është një zonë që ka në fokus bujqësinë. Ju e dini çfarë bëhet me fondet e bujqësisë. Ato shkojnë tek një numër i caktuar njerëzish që shpesh nuk përdoren për prodhime bujqësore por shkojnë për të ndërtuar vila apo kompani të një grushti njerëzish të lidhur me qeverinë. Kjo ishte arsye pse BE u detyruar për shkak të korrupsionit të ndërpriste subvencionet që kishte planifikuar për fermerët shqiptarë. E shkarkoi ministren e Bujqësisë për shkak të këtij skandali dhe për shkak se SPAK të niste hetimet për grupin e strukturor brenda AZHBR-së. Ata që shkarkoi si përgjegjëseve për vjedhjen e fondeve e ka marrë këshilltare, për ta këshilluar si të vjedhë fondet”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →