Martohet çifti i famshëm i serialit ‘Çapkëni i Pasur’, fotot nga dasma

martohet cifti i famshem i serialit capkeni i pasur fotot nga dasma
martohet cifti i famshem i serialit capkeni i pasur fotot nga dasma

Aktorja turke Beril Pozam, e cila luajti personazhin e motrës së madhe të Seyranit, Suna Şanlı, në serialin televiziv ‘Çapkëni i Pasur’, dhe Ersin Arıcı, i cili luante krahun e djathtë të Feritit, Abidin, u martuan.

Çifti, lidhja e të cilëve nisi në xhirimet e serialit, u martuan në një ceremoni të thjeshtë. Fotot nga dasma janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në dasmë mori pjesë edhe ekipi i serialit ‘Çapkëni i Pasur’. Dasma e çiftit u realizua nga Diren Polatoğulları, ose Aga Kazım, babai i Sunës, në serialin e famshëm.

Polatoğlullari ndau fotot me çiftin dhe me aktorët e tjerë, Afra Saraçoğlu dhe Taro Emir Tekin duke thënë:

“I dhashë Berilin tim Ersinit dhe u largova”. Polatoğulları ka publikuar edhe foton e tij me Mert Ramazan Demirin, i cili në serial luante dhëndrin e tij, Ferit Korhan, me shënimin “Djali im”.

Nuk kanë munguar as urimet e shumta për çiftin edhe nga personazhe të tjerë publikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →