Kriza e skuadrës, Pep e pranon: Siti ka humbur magjinë me topin

kriza e skuadres pep e pranon siti ka humbur magjine me topin
kriza e skuadres pep e pranon siti ka humbur magjine me topin

Mançester Siti e ka dominuar futbol lin anglez për pjesën më të madhe të dekadës së kaluar me një stil që mbështetej në zotërimin e topit asfiksues për kundërshtarët. Por standardet e tyre kanë rrëshqitur këtë sezon.



Kampionët e Anglisë në gjashtë nga shtatë vitet e fundit janë realisht jashtë garës për titull, megjithëse janë në vendin e pestë, vetëm dy pikë më pak se Çelsi i vendit të katërt.

“Qytetarët” përballen gjithashtu me një betejë të vështirë për t’u kualifikuar në 16 ekipet e fundit të Ligës së Kampioneve, pasi pësuan dy gola të vonë kundër Realit të Madridit në humbjen 3-2 në “play off”-in e fazës eliminatore të martën. Guardiola u tha gazetarëve përpara ndeshjes së vështirë kundër Njukasëllit se problemet e Sitit ishin të shumanëshme.

“Është gjithçka, nuk është një”, tha ai. “Nëse do të ishte një çështje, atëherë do të ishte e lehtë për ta zgjidhur atë. Ne kemi qenë shumë të qetë me topin dhe tani nuk jemi aq komod kur e kemi topin. Dhe kur nuk e kemi më atë, duhet të përdorim fizikun tonë dhe fiziku ynë nuk është si ai i ekipeve të tjera. Ne e dimë se kampionati bën një hap përpara me të gjitha ekipet dhe ne kemi bërë disa hapa prapa në krahasim me sezonet e mëparshme”.

AKANZHI – Guardiola konfirmoi lajmin e kaq se mbrojtësi Manuel Akanzhi do të mungojë deri në 10 javë pasi pësoi një dëmtim muskulor kundër Realit. “Ai do t’i nënshtrohet operacionit të shtunën dhe do të jetë tetë deri në 10 javë jashtë”, tha shefi i Sitit, duke vlerësuar përpjekjet e pabesueshme të mbrojtësit zviceran gjatë krizës në mbrojtje këtë sezon. “Në fund, trupi i tij tha ‘mjaft është mjaft”, shtoi Pep.

Një dyshim është edhe Xhek Grilish, i cili u zëvendësua i dëmtuar në pjesën e parë kundër Realit. “Nuk është një dëmtim aq i rëndë sa ai i Akanzhisë, por nuk e di se si do të jetë nesër”, tha Guardiola. “Unë nuk mendoj kështu, por do të shohim, do ta vlerësojmë në orët e ardhshme”. Por Niko Gonzalez mund të jetë në dispozicion për t’u përballur me Njukasëllin, pasi pësoi një goditje kundër Lejton Orientit në Kupën FA fundjavën e kaluar.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →