
Xhekson Kenio ndodhet sot në tribunën e stadiumit “Arena Egnatia”, duke ndjekur sfidën Egnatia-Partizani. Ish-kapiteni i rrogozhinasve është aktualisht lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me Istanbulspor në Turqi.
Kujtojmë se Egnatia e shiti kartonin e tij në verën e vitit 2023. Xhekson ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit më parë.
Një rikthim i tij do të ishte i bujshëm. Vlera aktuale në “Transfermarkt” është 700 mijë euro, kështu do e bënte lojtarin më të vlerësuar për kampionatin shqiptar.
PANORAMASPORT.AL