Zvonimir Boban nuk kursen askënd te Milani pas eleminimit të djeshëm në Ligën e Kampioneve. Të gjithë nën akuzë nga kroati që për kuqezinjtë ka kontribuar si lojtar e drejtues.
“Duhet gjetur rrënja e problemit. Atëherë në Zagreb, Dinamo nuk mund të konkurrojë me Milanin. Kaq shumë ndeshje të shpërdoruara, kaq shumë zgjedhje të gabuara nga klubi dhe lojtarët.![]()
Ka ardhur koha për të bërë një bilanc. Nuk kemi pasur kurrë një sezon si Milani këtë vit. Teo është me të vërtetë fajtori i madh. Më vjen keq, por duhet thënë se ka vite që gabon në moment vendimtare. Edhe zëvendësimet ishin të diskutueshme. Gimenezin duhet ta kishte mbajtur”, tha Boban për “SKY”.
PANORAMASPORT.AL