Kërkuan që qeveria të mundësojë lirimin e pengjeve, Netanyahu kritika familjarëve të pengjeve: Po ndihmoni Hamasin

kerkuan qe qeveria te mundesoje lirimin e pengjeve netanyahu kritika familjareve te pengjeve po ndihmoni hamasin
kerkuan qe qeveria te mundesoje lirimin e pengjeve netanyahu kritika familjareve te pengjeve po ndihmoni hamasin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi protestuesit, anëtarët e familjeve të të cilëve mbahen peng nga grupi militant palestinez Hamas, për ndihmën ndaj militantëve palestinezë.

“Unë e kuptoj se është e pamundur të kontrollosh emocionet e dikujt. Megjithatë, protestat nuk ndihmojnë dhe ato vetëm i bëjnë kërkesat e Hamasit më të ashpra dhe zgjasin rezultatet që të gjithë dëshirojmë”, pohoi udhëheqësi izraelit në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.

Familjet e pengjeve u përgjigjën, duke i thënë se ai ishte një zyrtar i zgjedhur, detyra e të cilit ishte të korrigjonte gabimet.

Netanyahu theksoi se qëllimi i qeverisë izraelite është të eliminojë Hamasin dhe se lufta kundër Hamasit nuk do të përfundojë derisa të arrihet ky qëllim.

“Ka nga ata mes nesh që dyshojnë në aftësitë tona, por ata janë pakicë”, tha ai.

Ndryshe, Netanyahu beson se hetimi për sulmet e Hamasit duhet të bëhet vetëm pas përfundimit të luftës dhe jo në mes të luftës

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →