Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur mbledhjen online për të diskutuar mbi procesin.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë Klodilda Bushka, Erilda Bano, Etilda Gjonaj, Kreshnik Çollaku, Indrit Sefa, Ermonela Felaj dhe Enkelejd Alibeaj.
Kujtojmë se mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bllokua edhe të premten e kaluar nga deputetët e Rithemelimit. Grupi Bardhi-Berisha kërkon ndryshimin e përbërjes së komisionit, ku në vend të Alibeajt kërkojnë të vendosin bashkëkryetar Oerd Bylykbashin e Rithemelimit. PD u shtriu dje dorën e bashkëpunimit që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft, ndërsa grupi Bardhi-Berisha i dërgoi dje letër Kuvendit ku kërkon sërish ndryshimin e përbërjes së Komisionit.
Lajmi në përditësim…
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co