
Do të mbahet sot seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mediu sapo ka mbërritur në ambientet e GJKKO së bashku me avokatin e tij.
Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co