
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të Pusit te Mezinit.
Sipas burimeve, një makinë tip BMW ka dalë nga rruga për arsye ende të paditura.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Siç shihet edhe në foto makina ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.