
Moise Kean është shumë i zhgënjyer nga dështimi i transferimit te Atletico Madrid. Aq më tepër pasi shkoi në Madrid, pasi kishte bërë vizitat dhe më pas u kthye në bazë.
Los Colchoneros nuk mirëkuptuan faktin se sulmuesit do i duheshin edhe 3 javë për rikuperimin, çka çoi në prishjen e marrëveshjes.
Për lojtarin me pasaportë italiane do të ishte hera e parë që do luante në La Liga, teksa më parë ka provuar Premier League (Everton) dhe Ligue 1 (PSG). 23-vjeçari, në 2 vitet e fundit në Torino nuk ka shënuar më shumë se 11 gola. Në këtë edicion, ai ende nuk ka realizuar një gol, teksa ka luajtur 12 ndeshje.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co