Çifti Beckham feston 25-vjetorin e martesës duke rikthyer veshjet ikonike të dasmës (FOTO)

cifti beckham feston 25 vjetorin e marteses duke rikthyer veshjet ikonike te dasmes foto

David dhe Victoria Beckham festuan 25-vjetorin e martesës me të njëjtat veshje ngjyrë vjollcë që kishin veshur në dasmën e tyre në vitin 1999. Të dy postuan një fotografi në Instagram me një mbishkrim ku shkruhej: “Shiko çfarë gjetëm…”

Të ulur në fronet mbretërore dhe të kapur për dore, çifti riktheu veshjen e famshme të para dy dekadave. Gjithsesi, në fotografinë e re mungonte djali Brooklyn, i cili shfaqet në foton ikonë të prindërve të tij kur ishte vetën 4 muajsh, i veshur po ashtu me një kostum ngjyrë vjollcë.

Menjëherë në postim vërshuan komentet e fansave, të cilët përveç komplimenteve të shumta, i kërkuan Victoria-s të rikthejë prerjen e saj tipike të flokëve. Çifti, u martua në Kështjellën Luttrellstown në Irlandë në vitin 1999 në një ceremoni luksoze që mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore.

 0 500 1720092681xcapturepng 924
0 500 1720092681xcapturepng 924

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →