Banorët ndalojnë qarkullimin në Thumanë-Kashar: Janë bllokuar qindra biznese. S’kemi rrugë për të shkuar në punë, duam hyrje-dalje…

banoret ndalojne qarkullimin ne thumane kashar jane bllokuar qindra biznese skemi rruge per te shkuar ne pune duam hyrje dalje
banoret ndalojne qarkullimin ne thumane kashar jane bllokuar qindra biznese skemi rruge per te shkuar ne pune duam hyrje dalje

Banorët e Fushë Krujës, Krujës dhe të Thumanës kanë bllokuar qarkullimin.

Në protestë ka dhe prezencë të shtuar policore. Në vendin e ngjarjes janë drejtues të Policisë së Tiranës, pjesëtarë të FNSH etj. Incidente ka pasur vetëm në fillim, kur protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë bllokuar qarkullimin.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se ka një shtim të qytetarëve që po protestojnë, duke kërkuar hyrje-dalje në rrugën kryesore. Edhe deputetja Andia Ulliri ka bërë thirrje që t’i jepet zgjidhje problemit.

Banori 1: Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam.

Banori 2: Këtu nuk ka zgjidhje, ka hekura. Po tallen me ne. Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Ne jemi sovrani dhe ne duhet të vendosim. Të vendosen hyrje-dalje për rrugën kryesore për çdo fshat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →