Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Lushnje, ku babai ka plagosur me thikë djalin e tij, shtetasin me iniciale N.P 39-vjeç.
Sipas policisë mes tyre ka pasur një konflikt, i cili më pas ka degjeneruar edhe në plagosje. Gjatë sherrit raportohet se i lënduar ka mbetur edhe 69-vjeçari, i cili po merr ndihmë në spital.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.
Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co