Drejtori i Juventusit, Xhuntoli: Dua Championsin me çdo kusht, nuk ka opsion tjetër

drejtori i juventusit xhuntoli dua championsin me cdo kusht nuk ka opsion tjeter
drejtori i juventusit xhuntoli dua championsin me cdo kusht nuk ka opsion tjeter

Kristiano Xhuntoli tregohet i qartë me Tiago Motën dhe kualifikimin e Juventusit në Champions. Në prag të sfidës kundër Kaljarit, drejtori bardhezi ia kujtoi edhe njëherë trajnerit objektivin që duhet të arrijë në fund të sezonit.



Gjithashtu Xhuntoli konfirmoi se Dushan Vlahoviç dhe Kolo Muani mund të luajnë së bashku. “Jemi shumë të zhgënjyer, të zemëruar. Përtej pikëpamjes ekonomike, edhe nga pikëpamja e imazhit, ne donim të avanconim në fazën tjetër. Por duhet të bëjmë një diskutim 360 gradë. E nisëm këtë verë duke ndryshuar shumë, ulëm moshën mesatare të skuadrës dhe ulëm në mënyrë drastike pagat. Po i vendosim gjërat pak në rregull dhe fatkeqësisht duhet pak durim. Është e vështirë edhe për ne sepse donim të fitonim.

SULMI- “Ne kemi sulmues shumë të mirë, trajneri po përpiqet të menaxhojë forcat. Kolo Muani dhe Vlahoviç janë futbollistë shumë të mirë që mund të luajnë edhe bashkë dhe të krijojnë një avantazh për ne deri në fund të sezonit”.

HUAZIMET- “Kemi shumë lojtarë në pronësi, pothuajse të gjithë. Ka 2-3 situata për të zgjidhur, por djemtë kanë vullnetin për të qëndruar te Juventusi dhe ne duam t’i mbajmë ata, duke marrë parasysh edhe faktin që kemi marrëdhënie të shkëlqyera me klubet referente. Jemi të fokusuar tek e tashmja, do të kemi gjithë verën të mendojmë për të ardhmen dhe të vendosim gjithçka në rregull”.

VENDI I KATËRT- “Objektivi është shumë i rëndësishëm si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe nga pikëpamja futbollistike. Është objektivi ynë i madh dhe ne duam të arrijmë në Champions në të gjitha mënyrat”, tha ndër të tjera Kristiano Xhuntoli. Këto deklarata nga drejtori bardhezi janë komentuar si një ultimatum i hapur që Xhuntoli i ka vendosur Motës, edhe pse më herët është përpjekur gjithmonë që t’i dalë në mbrojtje trajnerit italo-brazilian.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →