VIDEO/ Laçi-Partizani mbyllet me konfrontimin fizik mes lojtarëve, kurbinasit ndajnë pikët me të kuqtë

video laci partizani mbyllet me konfrontimin fizik mes lojtareve kurbinasit ndajne piket me te kuqte
video laci partizani mbyllet me konfrontimin fizik mes lojtareve kurbinasit ndajne piket me te kuqte

Ndeshja Laçi-Partizani është mbyllur pak minuta më parë në Superiore. Ky takim ka përfunduar në shifrat 0-0. Një ndeshje e cila ka pasur dy panorama, teksa në pjesën e parë kurbinasit kanë tentuar më shumë golin dhe kanë qenë më afër tij.

Ndërkohë pjesa e dytë ka qenë më e ekuilibruar, me ekipet që të dyja kanë pasur momentet e tyre, por në fund ka vetëm një barazim pa gola. Në minutën e 89 ka pasur edhe një konfrontim mes lojtarëve me gjakrat që janë nxehur pas një përplasje që nisi fillimisht mes Bullarit dhe Bytyçit. Megjithatë situata u vendos shpejt në kontroll dhe ndeshja është mbyllur pa probleme, në paqen e rezultatit. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →