ZYRTARE/ Redon Mihana bëhet me skuadër të re, sulmuesi 25-vjeçar firmos me klubin që ka fituar 23 trofe

zyrtare redon mihana behet me skuader te re sulmuesi 25 vjecar firmos me klubin qe ka fituar 23 trofe
zyrtare redon mihana behet me skuader te re sulmuesi 25 vjecar firmos me klubin qe ka fituar 23 trofe

Redon Mihani do të vijojë karrierën në Maltë. Sulmuesi 25-vjeçar ka firmosur së fundmi me klubin e Hamrun Spartans, që numëron plot 23 trofe të fituara.  



10 kampionate, 6 Kupa të Maltës dhe 7 Superkupa. Trofeu i fundit që skuadra e re e Mihanës ka fituar është ai i sezonit të kaluar 2023/2024, ku u shpallën kampionë në elitën e futbollit maltez. Gjithashtu Harmuni arriti të fitonte edhe Superkupën e këtij edicioni. 

Për sa i përket Mihanës, ai ishte pjesë e Kapaz në Azerbajxhan, por nuk mundi të linte shumë gjurmë, duke u aktivizuar vetëm 4 ndeshje.  

Për sa i përket futbollit shqiptar, 25-vjeçari ka qenë pjesë e Apolonisë, Dinamos, Egnatias, Kastriotit dhe Erzenit.  

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →