ZYRTARE/ Skuadra e Uzunit me plane të mëdha, transferon për 9.6 milionë euro sulmuesin e SHBA-së

zyrtare skuadra e uzunit me plane te medha transferon per 9 6 milione euro sulmuesin e shba se
zyrtare skuadra e uzunit me plane te medha transferon per 9 6 milione euro sulmuesin e shba se

Austini i Myrto Uzunit, nuk ka të ndalur në merkato. Pas transferimit të futbollistit shqiptar nga Granada për 12 milionë euro, ekipi amerikan, finalizoi ditën e sotme, një tjetër goditje “big”, duke firmosur me sulmuesin e kombëtares së SHBA-së, Brandon Vazkez, për 9.6 milionë euro.  



26-vjeçari me shumë gjasa do të jetë partneri i sulmit të Uzunit, teksa së fundmi ishte pjesë e Monterreit në Meksikë. Ai numëron 11 ndeshje me kombëtaren e SHBA-së ku ka shënuar 4 gola. 

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →