“Më hodhën drogë në pije”- I mbijetoi mbidozës dhe u zgjua pas disa ditësh në koma, sportisti tregon momentin: S’mund të ecja apo të flisja

me hodhen droge ne pije i mbijetoi mbidozes dhe u zgjua pas disa ditesh ne koma sportisti tregon momentin smund te ecja apo te flisja
me hodhen droge ne pije i mbijetoi mbidozes dhe u zgjua pas disa ditesh ne koma sportisti tregon momentin smund te ecja apo te flisja

Ish-basketbollisti Lamar Odom, ka rrëfyer se ai nuk përdori drogë natën e vitit 2015, ku për pak sa nuk vdiq nga një mbidozë, por beson se dikush tjetër i paindetifikuar ja hodhi atë në pije.



Lamar tregoi se atë natë ishte shumë i mërzitur për divorcin me ish-gruan e tij, yllin televiziv Kloe Kardashian , dhe e gjeti veten në një shtëpi publike për t’u qetësuar.

Ai beson se dikush i hodhi drogë në pije, ku si pasojë mbidoza e la në koma për disa ditë.

 Nuk e di se çfarë arritën të më fusnin në pije ,” tha Odom gjatë një interviste në “The Kyle and Jackie O Show”.

Teksa ish-lojtari i Los Angeles Lakers diskutoi për incidentin gati tragjik, ai u shpreh se nuk mban mend shumë nga ajo natë.

Nuk e mbaj mend vërtet pse isha në koma. Më kujtohet se isha i mërzitur sepse nuk kisha kokainë për të pirë . Sapo kisha nënshkruar letrat e divorcit dhe mendova se do ta zgjidhja”, tha ai, duke iu referuar ndarjes nga ish-gruaja Khloe Kardashian, ndërsa shtoi se pasi kishte pirë një gotë, e gjeti veten në spital pas disa ditësh, i rrethuar me gjithë ato lajme.

Ndër të tjera Odom shtoi se kur u zgjua u ndje i paralizuar dhe u desh kohë e gjatë që ta merrte veten.

“Kur u zgjova, nuk mund të ecja apo të flisja. U deshën disa muaj shërim, shumë lutje dhe shumë vendosmëri,” u shpreh ish-basketbollisti.

dsaadmin

Learn More →