Bajern Mynih në javët e fundit ka marrë tra jtën e një makinerie që “shtyp” çdo kundërshtarë. Por ish-mesfushori i bavarezëve Ditmar Haman nuk është i bindur se kontingjenti aktual i Bajernit mund të fitojë trofe.
Haman në një prononcimi për “BestOffShoreSportsbooks.org” ka “lobuar” që Mohamed Salah të shkojë në verë te rekordmenët e Gjermanisë, si destinacioni i radhës, pasi aventura për egjiptianin në Liverpul duket se ka përfunduar: “Mohamed Salah ka lulëzuar nën atë presion për 10 vitet e fundit. Ai ka shënuar gola, ka krijuar gola. Unë mendoj se ai do të jetë një sukses kudo që të shkojë. Nuk mendoj se ka ndonjë ligë ku ai nuk do të ishte një sukses.
Është e qartë se mosha e tij vjen në të, por mënyra se si ai ka performuar dhe sa i aftë është, mendoj se ka të paktën disa vite të tjera në nivelin më të lartë. Nëse do të shkonte te Bajern Mynih, Salah do të vazhdonte të ishte një sukses i tillë si ai në Liverpul, por ata mund të jenë një nga 10 skuadrat në pragun e tij nëse ai njofton se po largohet.
Bomberi Herri Kane pëlqen të luajë me anësor të shpejtë siç luan në këtë moment me Kingsli Koman, Leroi Sane dhe Mishel Olize, megjithatë është ndryshe të kesh në krahë Mohamed Salah. Salah në skuadrën e Bajernit do t’i jepte Kejn një shans më të mirë për të fituar trofe dhe mund të krijonte një partneritet të madh nëse kjo ndodh”, përfundoi Haman. Situata deri në këtë momente flet për një largim të “faraonit” nga “Anfield Road”, por pa pasur një destinacion të qartë gjatë verës, periudhë kur i përfundon kontrata me Liverpulin.
PANORAMASPORT.AL