Milan Skriniar do të jetë lojtar i Fenerbahçes në vazhdim. Klubi turk ka arritur akordin me PSG-në për mbrojtësin, i cili kërkohej dhe nga skuadra të tjera.
Skuadra e Murinjos përforcohet kështu me një lojtar që ka eksperiencë. Sllovaku u afrua te PSG në verën e vitit 2023 pasi spikati me Interin.
Skriniar pati vështirësi në fitimin e vendit të titiullarit. Dhe pse e kishte kontratën të vlefshme deri në vitin 2028, PSG dhe vetë lojtari nuk ishin të kënaqur me situatën.
29-vjeçari shkon në momentin e duhur për Murinjon. Ky i fundit kërkon të rivalizojë Gallatasarajin në garën për titullin, ndërsa numëron 6 pikë më pak.
PANORAMASPORT.AL