8 ndeshje në 2025 dhe 8 fitore! Tetova tregon sekretin e Egnatias: Kur kalojmë 3 fitore radhazi, pastaj ka premio ndeshje pas ndeshje

8 ndeshje ne 2025 dhe 8 fitore tetova tregon sekretin e egnatias kur kalojme 3 fitore radhazi pastaj ka premio ndeshje pas ndeshje
8 ndeshje ne 2025 dhe 8 fitore tetova tregon sekretin e egnatias kur kalojme 3 fitore radhazi pastaj ka premio ndeshje pas ndeshje

Egnatia ka arritur që të fitojë super sfidën kundër Partizanit në shifrat 2-0. Në momentin më kyç, ekipi i Tetovës tregoi edhe njëherë tjetër se është më lart se të kuqtë, duke i shuar kryeqytetasve të gjitha shpresat për të marrë vendin e parë në mbylljen e sezonit normal. Megjithatë kjo nuk është një humbje e madhe për skuadrën e Veselinovic pasi titulli do të vendoset në Final Four.

Goli i parë i ndeshjes u shënua që në minutën e 5 nga Lushkja. Egnatia do të dyfishonte në minutën e 52 me anë Ëotlai, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë festa te Partizani nuk zgjati shumë pasi në minutën e 61, i gjendur i lirë në zonë me kokë, Sota dërgoi topin në rrjetë. Ai nuk zgjodhi të festonte pasi më herët ka mbajtur veshur fanellën e kuqe.

Nga ana tjetër Bylis-Elbasani është mbyllur në shifrat 1-1. Një paqe ku miqtë kaluan në fillim në avantazh me Tsague në të 11, ndërsa vendasit barazuan me Berkon në të 63. Shumë raste të shpërdoruara në fund për të dyja ekipet dhe një pikë që nuk i shërben askujt, Elbasani është thuajse me zero përqind shanse për të qenë në Final Four. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “RTSH Sport”:

Tetova: “E kemi nisur 2025 me 6 fitore, ky është një ogur i mirë. Në pjesën e parë kemi çeduar pak, por në të dytën e kemi dominuar. Dajsinani ka meritat e tij, kam qenë shtysa numër një për të pasur Dajsinanin në ekip. Që kur iku Aleni ishim në tratativa, por pa u mbyllur asgjë. Kemi një ekip të pjekur dhe prandaj kërkuam Dajsinani, pak më shumë kualitet në ekip. Ka pasur premio ndeshje pas ndeshje, në momentin që shkojmë 3 fitore radhazi, më pas ka premio”.

Veselinovic: “E përgëzoj Egnatian për fitoren e merituar, sot ishin më mirë se ne. Mund të jemi pak të kënaqur me pjesën tonë të parë, kemi qenë kompakt. Gabuam në pesë minutat e para dhe ata shënuan. Në pjesën e dytë Egnatia ishte më shumë cilësore. Ata u treguan shumë më cilësor se ne në pjesën e dytë. Gjithashtu duhet të them se goli i dytë i Egnatias ishte një gabim i yni. Kemi 20 futbollistë dhe ata që kanë luajtur në ndeshjet e kaluara kanë qenë më të gatshëm për të luajtur, prandaj kam zgjedhur ata. Në pesë muaj e gjysmë kjo është humbja e dytë. Nuk e di nëse ka ndonjë ekip në Europë edhe në elitën e Europës, që në pesë muaj e gjysmë të ketë vetëm dy humbje”

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →