Në Turqi thanë se i kishte dhënë një instruksion të veçantë, Solskjaer befason dhe ul në stol Ernest Muçin

ne turqi thane se i kishte dhene nje instruksion te vecante solskjaer befason dhe ul ne stol ernest mucin
ne turqi thane se i kishte dhene nje instruksion te vecante solskjaer befason dhe ul ne stol ernest mucin

Pas asaj super ndeshje me Atletiko Bilbaon, Ernest Muci e uli ndjeshëm nivelin e lojës në ndeshjet e kampionatit. Sulmuesi shqiptar nuk arriti të lërë gjurmë as në ndeshjen kundër Tëente, që ishte për jetë a vdekje në Europa League, atje ku Beshiktashi u eliminua.

Ndërkohë para ndeshjes së sotme me Trabzonspor në kampionat, mediat turke raportuan se Solskjaer i kishte kërkuar Milot Rashicës dhe Ernest Mucit që të mos linin kundërshtarë të qetë, në asnjë moment. Kështu Muci ishte projektuar për titullar, por në formacionin zyrtar të ndeshjes, Muci shihet që është në stol. Nuk dihet nëse ky është një vendim teknik i trajnerit për shkak të ndeshjeve të fundit apo nëse lojtari shqiptar mund të ketë ndierë ndonjë shqetësim të vogël në momentet e fundit para ndeshjes me Trabzonsporin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →