Zbardhet dëshmia e Renato Nastos, i cili ndodhet pas hekurave për mashtrim me vizat amerikane. Teksa është lënë në ‘arrest me burg’, Nasto pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje me ligjin, madje thekson se ndihmonte qytetarët që të bënin aplikime për vizat. Ai u shpreh para togave të zeza se për këto aplikime merrte 100 deri në 150 euro.
“Punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, tha i riu. Ndërkohë, 4 personat e tjerë kanë mohuar përgjegjësin për falsifikimin e dokumenteve dhe kanë theksuar se kanë paguar parat pasi kishin dëshirë të ikin në Amerikë.
Sakaq, prokuroria pretendon se me metoda speciale, përmes stimulimit, 30-vjeçari Nasto, për vizën kërkonte 10 mijë euro. Mësohet se në rastet kur personat në fjalë nuk i kishin lekët, lidhnin një kontratë me ta që pagesën ta bënin më vonë, duke pretenduar që ia kishin paratë borxh. Gjykata vendosi të lërë në burg Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, ndërsa Klea Prifti u la në “arrest shtëpie”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co