Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka zgjatur kontratën me klubin deri në vitin 2027. Lajmi është bërë i ditur prej klubit nga Birminghami, me një postim në rrjetet sociale.
“Ne duhet të ruajmë shpirtin e punës, vendimet e zgjuara dhe koordinimin me pronësinë që kemi gjetur gjatë kësaj kohe. Ne do të punojmë për t’u bërë gjithnjë e më skuadër e mirë. Ambicia tashmë ekziston dhe duhet të jetë gjithmonë motoja e këtij projekti” – Tha Emery. Aston Villa u rendit në vendin e shtatë sezonin e kaluar, çka bëri që të kualifikohej për në Europa Conference League, pjesëmarrja e parë e klubit në futbollin evropian që nga viti 2010–11.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co