Thomas Strakosha është lojtari më i ri i AEK. Ka qenë klubi grek që ka zyrtarizuar lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Portieri shqiptar, i cili u aktivizua së fundmi te Brentford, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
“AEK njofton blerjen e Thomas Strakoshas. Portieri shqiptar ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2029” – shkruan AEK. 29-vjeçari i pati fillimet te Salernitana në Seria B, përpara se të kalonte te Lazio, skuadër në të cilën luajti për disa sezone. Debutimi i Strakoshës, me skuadrën e re në një ndeshje zyrtare pritet me padurim nga tifozët.
“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, – tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co