Liria e Prizrenit ka mposhtur Vëllaznimin e Mirel Josës me rezultatin 1-0. Rezultati kaloi në plan të dytë në Ligën e Parë të Kosovës, për shkak të asaj që ndodhi pas vërshëllimës përfundimtare.
Tifozët vendas të Lirisë pushtuan fushën dhe u drejtuan te tifozëria kundërshtare. Gurë të shumtë dhe sende u hodhën, ndërsa raportohet dhe për të lënduar.
Po ashtu pamjet tregojnë për një futbollist të Vëllaznimit, që konfrontrohet fizikisht me një nga tifozët që ka hyrë në fushë.
Momentet e dhunës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL