Mustafë Abdullahu do të jetë pjesë e kampionatit gjerman. Portieri i Tiranës është transferuar në radhët e Karlsruherit në Bundesligën 2. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi bardheblu përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”. Abdullahu është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
“KF Tirana njofton transferimin në formë huazimi me te drejtë blerje të portierit Mustafë Abdullahu drejt Karlsruher SC. KF Tirana falenderon klubin Gjerman për bashkëpunimin dhe transferimin e lehtë të lojtarit pranë tyre. Të lumtur që vazhdojmë të bashkëpunojmë me klubet më në zë të Europës”, ka njoftuar klubi Tirana./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news