Zyrtare/ Mbrojtësi shqiptar transferohet në klubin e Serisë A, do të jetë në urdhërat e Fabregasit

zyrtare mbrojtesi shqiptar transferohet ne klubin e serise a do te jete ne urdherat e fabregasit
zyrtare mbrojtesi shqiptar transferohet ne klubin e serise a do te jete ne urdherat e fabregasit

Mërgim Vojvoda ka ndërruar skuadër në ditën e fundit të merkatos në Itali. Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Torino pas 4 viteve e gjysmë për të filluar një tjetër përvojë në Serinë A. Lojtari 30-vjeçar ka firmosur me Komon deri në vitin 2028.

Lajmi është bërë zyrtar nga të dy klubet përmes kanaleve të tyre në rrjetet sociale. Torino e ka falenderuar për kontributin e dhënë në këto sezoni, ndërsa nga ana tjetër Komo i ka uruar mirëseardhjen në shtëpinë e tij të re. Në klubin e tij të ri Mërgim Vojvoda do të ketë mundësinë të punojë me një emër të njohur të futbollit botëror. Bëhet fjalë për Çesk Fabregasin, i cili ushtron rolin e trajnerit në Komo./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →