Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më para në zonën e njohur si Kongrazhd në afërsi të Burrelit.
Dyshohet se flakët fillimisht kanë përfshirë disa livadhe me barë të thatë por janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë.
Sipas asaj që raporton gazetari Enver Doçi, flakët e ndihmuar nga era kanë përshkuar disa hektar livadhe e më pas kanë përfshirë zonën me dushqe që ndodhet përreth.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit, ekipi kundër zjarrit, shërbimi pyjor, policia lokale etj.
Sipërfaqja e madhe e vatrës së zjarrit e bën të pamundur izolimin e shpejtë ndërsa kërkohet mbështetje edhe nga banorë të zonës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co