Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar rritje të konsiderueshme në Gjermani dhe Austri në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të dielën, sipas disa sondazheve.
Kështu, këto dy vende i bashkohen Holandës, çka jep shenjat e para se kthimi kah e djathta do të ndodhë në këtë institucion të BE-së.
Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, është e dyta me 16.5 për qind të votave, në krahasim me 11 për qind sa ka pasur në zgjedhjet e vitit 2019, sipas një sondazhi të publikuar prej transmetuesit publik, ARD.
Tri partitë pjesëmarrëse në koalicionin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz kanë shënuar humbje, sipas sondazheve.
Rezultatet janë në linjë me ndryshimet veçse të pritura, në të mirë të partive të së djathtës në Parlamentin Evropian që i mbulon 450 milionë banorët e bllokut evropian./REL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co