Kristian Shpendi po tregon një nivel të lartë edhe në Serinë B. Sulmuesi shqiptar nuk e ka ulur ritmin e golave që nga sezoni i shkuar, duke udhëhequr listën e golashënuesëve edhe në ligën e dytë të futbollit italian.
Futbollisti 21-vjeçar është nën vëzhgim nga dy klube të Serisë A. Bëhet fjalë për Fiorentinën dhe Torinon. Një transferim që në muajin janar nuk do të ishte një çudi për Silvio Paliarin. Menaxheri sportiv italian ka thënë gjatë një interviste për “TMË Radio” se Shpendi është një nga lojtarët e rinj më të mirë në qarkullim.
“Po, ai është duke luajtur mirë. Është duke u rritur. Nuk do të befasohesha nëse Shpendi do të kishte mundësinë që të shkonte në Serinë A që në janar. Për mua, ai është një nga lojtarët e rinj më të fortë në qarkullim”, ka deklaruar Silvio Paliari./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news